25 raste të reja dhe 1 i vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

schedule11:37 - 22 Prill, 2020

schedule 11:37 - 22 Prill, 2020

ISHP njofton se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 25 raste të reja duke e çuar në 634 (shih statstikat e plota) numrin total të të prekurve nga koronavirusi.

Zonat më të prekura janë Tirana dhe Shkodra, ndërsa gjatë ditëve të fundit është zgjaruar vatra e Krujës dhe Laçit me më shumë se 50 të prekur sëbashku.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë nga koronavirusi një 71 vjeçar nga Durrësi, i cili e çon në 27 numrin total të të vdekurve nga koronavirusi në vend.

Numri total i të shëruarve ka shkuar në 356.

Prej një jave, numri i të shëruarve ka kaluar atë të të sëmurëve. Aktualisht në Shqipëri numërohen 251 të prekur aktivë me koronavirus.

Raste të reja sot
-Krujë, 18 raste
-Tiranë, 3 raste
-Elbasan, 2 raste
-Kurbin, 1 rast
-Shkodër, 1 rast

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/232146001364416/

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar, 4 nga të cilët janë në terapi intensive. Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar, ku 4 janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Raste totale me koronavirus në Shqipëri

– Tiranë 256 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 100 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 58 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste. /abcnews.al