Merret vendimi, nga nesër kufizimi i lëvizjes nis në orën 20:00

schedule20:55 - 9 Shkurt, 2021

schedule 20:55 - 9 Shkurt, 2021

Nga dita e nesërme kufizimi i lëvizjes do të nisë në orën 20:00. Burime bëjnë me dije për ABC se vendimi është marrë mbrëmjen e sotme nga autoritetet shëndetësore dhe do të bëhet publik në mbledhjen e nesërme të komitetit të ekspertëve.

Mësohet se në lidhje me vendimin janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve pohojnë se vendimi iu është komunikuar verbalisht.

Shtrëngimi i masave erdhi si rezultat i rritjes së ndjeshme të të infkektuarve veçanërisht në javën e fundit kur janë shënuar mesatarisht 1000 raste të reja infektimesh në çdo 24 orë.

Sipas mjekëve shtimi i rasteve në javën e parë të shkurtit është vënë re veçanërisht në grupmoshat e reja./mv.abcnews.al