Makina përplas për vdekje këmbësorin në Burrel, arrestohet shoferi

schedule23:29 - 31 Korrik, 2020

schedule 23:29 - 31 Korrik, 2020

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Burrel.

Një makinë e cila drejtohej nga 29-vjeçari me iniciale A.D. ka përplasur për vdekje këmbësorin D.D.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 21.50,  në  qytetin e Burrelit, shtetasi  A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij,  ka aksidentuar shtetasin  D.D., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia./abcnews.al