Kuvendi, seancë të jashtëzakonshme për dekretin e Metës

schedule12:18 / 14/11/2019

Pas zhvillimeve të fundit nga ana e Presidencës, kur kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dekretuar si anetaren e dytë të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, Kuvendi i Shqipërise njofton mbajtjen e një seance plenare të jashtëzakonshme.  

Sipas raportimit, të gazetares Esjona Konomi për abcnews.al, bëhet me dije se sot në orën 13:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të caktuar diten e nesërme zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme.

Mësohet se rendi i dites do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese i cili është cilësuar nga maxhoranca si i papranueshëm./abcnews.al

schedule12:18 / 14/11/2019