Koronavirusi vret dy gra tek Infektivi

schedule10:51 - 1 Korrik, 2020

schedule 10:51 - 1 Korrik, 2020

Dy gra kanë humbur jetën nga koronavirusi tek spitali Infektiv gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 72 vjeçare nga Shkodra dhe një 84 vjeçare nga Tirana, të cilat kishin edhe sëmundje të tjera.

ISHP ka konstatuar 45 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 269 teste të kryera, kundrejt 371 testeve të ditës së djeshme.

Kjo duket se ka ndikuar edhe në uljen e rasteve pozitive ditën e sotme.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 1. Juli 2020

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1 516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

STATISTIKA

Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6. /abcnews.al