Konfirmohen 302 raste me Covid-19 dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

schedule15:57 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:57 - 24 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 3o2 raste të reja me koronavirus nga 1,329 testime të kryera. Kështu, në total, numri i të infektuarve shkon në 18,858.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,

31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,

8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,

4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,

2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,

1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Brenda ditës, betejën me Covid-19 e humbën 4 qytetarë, në total, bilanci i viktimave shkon në 473.  Betejën me Covid-19 e ka humbur një 77-vjeçar dhe një 80-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Fier, një 82-vjeçar nga Durrësi.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë shëruar 82 qytetarë.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore  302

Të shëruar ne 24 orë    82

Të shtruar në spitale  264

Humbje jete në 24 orë  4

Testime ditore     1329

Testime totale     115710

Raste pozitive      18858

Raste të shëruara    10548

Raste Aktive      7837

Humbje jete      473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3966

Durrës                  755

Shkodër                491

Fier                         511

Korçë                    479

Lezhë                     379

Elbasan                344

Vlorë                   308

Berat                   222

Kukës                   190

Dibër                   96

Gjirokastër         96 s.b/abcnews.al/

Vijon…