Koronavirusi prek më shumë gratë, por vdekshmëria është më e lartë tek burrat në Shqipëri

schedule11:16 - 11 Mars, 2021

schedule 11:16 - 11 Mars, 2021

Në konferencën online të zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Albana Fico tha se ende nuk është koha për të hequr dorë nga zbatimi i masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Albana Fico  theksoi se statistikat tregojnë një prekshmëri më të lartë tek gratë, ndërsa burrat janë ata që kanë vdekshmëri më të madhe.

“Natyrisht situata aktuale mbetet një situatë delikate e monitoruar nën kontroll gjithsesi. Incidenca javor ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë, po ashtu. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë që të monitorohet.  Femra që preken më shumë se meshkujt dhe meshkuj që kanë më tepër fatalitete.  Pavarësisht e numrit të uljeve të rasteve nuk është akoma momenti për tu hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë. Masat e ndërmarra kanë sjellë ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse mbeten të qendrueshme janë efektive.’- tha Fico.

“Pavarësisht numrave që kanë provuar një lloj qëndrueshmërie akoma nuk është momenti për tu gëzuar. Masat duhet të vijojnë sepse në besojmë se masat e ndërmarra dhe serioziteti qytetar ka sjellë efekte pozitive. Po ashtu apelojmë që qytetarët të tregohen vigjilent në respektimin e masave”, u shpreh ajo.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi variantin britanik në Shqipëri.

Ndërkohë Silva Bino theksoi se mostrat për variantin britanik u analizuan pas dyshimeve të këtij mutacioni. 70% të mostrave që kemi ekzaminuar nga këto raste që kanë plotësuar përkufizimin epidemiologjik ka rezultuar varianti britanik. Është një mutacion që shton transmetueshmërinë e virusit dhe përhapjes së tij.

 

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!