Katër raste të reja me koronavirus në Krujë në 24-orët e fundit

schedule09:25 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:25 - 9 Korrik, 2020

Katër raste të reja janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në Krujë.

Abcnews.al mëson se rastet e reja janë kontakte të personave të konfirmuar pozitivë më herët.

Kruja është një ndër vatrat më të nxehta të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Një ditë më parë në këtë qytet u konfirmuan pozitivë 9 persona./abcnews.al