Kukësi, triumfues në tre ndeshjet e fundit në kampionat, nuk e ndryshon sërish formacionin. Trajneri Shpëtim Duro u ka besuar të njëjtëve futbollistë dhe pret sërish që treshja Gavazaj-Abazaj-Shkurtaj ta udhëheqin skuadrën e tyre drejt fitores së radhës.
Nga ana tjetër, Vllaznia ka bërë ndryshime në krahasim me takimin kundër Skënderbeut. Rikthehet titullar Arsid Kruja, i cili zhvendos në linjën e majtë Herald Markun dhe në stol do të jetë afrikani Walusimbi.
FORMACIONI I VLLAZNISË: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Kruja, Gligorov, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz
FORMACIONI I KUKËSIT: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro. /abcnews.al