Izolohet sulmuesi i njohur i Real Madrid, miku i tij doli me COVID-19

schedule16:16 - 8 Korrik, 2020

schedule 16:16 - 8 Korrik, 2020

Telashet për Luka Jovic vijojnë. Më parë u akuzua për shkelje të rregullave të izolimit në vendin e tij, në Serbi, madje pati edhe deklarata nga politikanë të rëndësishëm që e dënuan sjelljen e futbollistit të Real Madrid.

Tashmë nga Spanjë raportojnë se Luka Jovic është futur në karantinë. Kjo ka ndodhur për shkak se ka pasur kontakt me një mikun e tij, i cili ka dalë pozitiv me COVID-19.

Kështu, Jovic që u ble për 60 milion euro nga Reali verën e kaluar, do të duhet të mos ketë kontakt me të tjerë dhe normalisht do të bëjë testin për të parë nëse është infektuar me koronavirus apo jo. /abcnews.al