Infektohet me koronavirus Nikolin Jaka, shtrohet në spital

schedule16:46 - 29 Qershor, 2020

schedule 16:46 - 29 Qershor, 2020

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka është konfirmuar pozitiv me COVID-19. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se Jaka është shtruar në spitalin Infektiv.

Mësohet se kreu i Dhomës së Tregtisë, Jaka ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Në spitalin Infektiv në Tiranë aktualisht janë duke marrë shërbim 84 pacientë, dy prej të cilëve të intubuar, ndërsa 11 të tjerë janë në terapi intesive, dhe nën kujdes të shtuar nga ana e mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë pak më parë njoftoi se në 24 orët e fundit, një 78 vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, si dhe një 88 vjecar nga Durrësi i cili vuante nga hipertensioni. /abcnews.al