Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grusht shteti”, Meta i ashpër ndaj “KÇK” dhe sulmon Soreca-n

schedule12:52 - 15 Shkurt, 2020

schedule 12:52 - 15 Shkurt, 2020

Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi në Facebook, është treguar mjaft i ashpër teksa komenton nismën e fundit “anti-KÇK”.

Kreu i shtetit hedh akuza të forta në drejtim të qeverisë, teksa thekson mes të tjarash se në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu Meta thekson se paketa ligjore “anti-KÇK”, sipas tij u miratua në pabesi një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias.



Në mesazhin e tij kreu i shtetit nuk kursen as ambasadorin Luigi Soreca, teksa nënvizon se tashmë nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë”. Kujtojmë se më herët Soreca është shprehur se motoja “Ndiq paratë” është mënyra më  e mirë për të luftuar krimin e organizuar.

“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”, është ky reagimi i papritur i Metës në Facebook. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!