Gjilani e Prishtina mësojnë rivalët, luajnë jashtë në Europa League

schedule13:10 - 9 Gusht, 2020

schedule 13:10 - 9 Gusht, 2020

Prishtina dhe Gjilani, skuadra që marrin pjesë në turin paraeliminator të Europa League, kishin mësuar një ditë më parë kundërshtarët e mundshëm. Sot dy ekipet shqiptare janë njohur me rivalët në ndeshjet ndërkombëtare.

Ndeshjet luhen me 20 gushtë dhe Tre Penne (San Marino) është rivali i Gjilani, kurse me bardhekaltrit ndeshet Lincoln Red Imps (Gjibraltar). Të dyja ekipet dardane do të luajnë në transferta.

Më parë, Drita që synon të mposhtë të martën Linfield, ka mësuar se në rast kualifikimi do të ndeshet me skuadrën e Legia Varshavës, kampionen e Polonisë. Gjithsesi, gjilanasit për momentin mendojnë vetëm për sfidën kundër kampionëve të Irlandës së Veriut. /abcnews.al