VLORË- Në Vlorë janë gjetur disa granata dhe një sasi tritoli në një vend të pabanuar. Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihen detaje.
Burime konfirmuan për ABCNEWS se granatat dhe tritoli janë gjetur të fshehura brenda një çante. Gazetari Elton Nikaj thotë se lënda eksplozive e fshehur në çantë është gjetur në një godinë të braktisur.
“Janë rreth 3 kg tritol dhe janë gjetur në një godinë të pabanuar. Nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen nga Policia e Vlorës”, raportoi gazetari/abcnews.al