Arrestohen 8 persona në Tiranë, detajet

schedule11:42 - 18 Mars, 2022

schedule 11:42 - 18 Mars, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është i mitur dhe dyshohet se mashtroi një 43-vjeçar duke i marrë 35 000 euro. Ndërkohë, një tjetër është arrestuar pasi gënjeu punonjësin e karburantit duke i bërë pagesën me para të falsifikuara.

Një tjetër person i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” u arrestuar po ashtu me akuzën e dhunës në familje. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin një 26-vjeçari, pasi më datë 09.03.2022, dyshohet se në një hotel, ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash.

Pjesë nga njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 40 vjeç, pasi nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor, u kap duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. D., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;

– K. Xh., 38 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur, nuk i është bindur punonjësve të Qarkullimit Rrugor, për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al