Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Makina merr përpara motoçikletën, humb jetën 36-vjeçari

schedule19:57 - 16 Korrik, 2020

schedule 19:57 - 16 Korrik, 2020

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Liria në Shkodër.

Makina e drejtuar nga Agron Mrizaj 50-vjeç është përplasur me një motoçikletë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit Elton Lishi 36 vjeç.



“Më datë 16.07.2020, rreth orës  19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!