20-vjeçari në Tiranë humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri që udhëtonte me të

schedule14:15 - 6 Mars, 2022

schedule 14:15 - 6 Mars, 2022

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës në Tiranë. Bëhet e ditur se një 20-vjeçar me inicialet O. S ka humbur drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte duke dalë kështu nga rruga.

Për pasojë, bëhet e ditur se ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, A.K., 20-vjeç.

Drejtuesi i mjetet është vënë në pranga. /abcnews.al/