Aksident me vdekje në Kuçovë, kapen dy adoleshentët

schedule14:43 - 23 Mars, 2022

schedule 14:43 - 23 Mars, 2022

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku vdiq një grua 72-vjeçe dhe u plagos rëndë një 74-vjeçare, policia e Kuçovës ka mundur të identikojë dhe arrestojë autorët, që u larguan nga vendi i aksidentit.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendngjarjes,por edhe nga dëshmitë e banorëve policia mundi të identifikojë dy personat,që ishin në motorr dhe që aksidentuan dy të moshuarat.

Dy minorenët: A. Sado,17-vjeç dhe Er.Tafa,15-vjeç kanë qënë mbi motorin që aksidentoi dy të moshuarat, njëra prej të cilave gjeti vdekjes pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit.

Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’ju fshehur policisë,ata u arrestuan disa orë më vonē dhe tashmë ndodhen në ambjentet e DVP-së Berat, ku po merren në pyetje në lidhje me aksidentin e rëndë.Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motorr pasi goditën të moshurat,u larguan me shpejtësi.

Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit,ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti,74-vjeçe,u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se,drejtuesi i motorrit, pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja.Mësohet se gratë e aksidentuara ishin komshije me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motorri.

Njoftimi i policisë

Berat

Aksidentoi dy shtetase, njërën prej tyre me pasojë vdekjen, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i motomjetit.

Arrestohet edhe pasagjeri në motomjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit:

-E. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

Arrestimi i shtetasit E. T. u bë pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një motomjet tip “Honda”, pa targa, ka aksidentuar shtetasen L. M., e cila ndërroi jetë dhe shtetasen F. A., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit A. S., 14 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al