Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën gjashtë persona në vend. Kështu, në total, numri i viktimave shkon në 188.
Në raportimin e saj ditor, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.
Po ashtu, për fat të keq, nuk ka mundur të mbijetojë, edhe një 72 vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Lexo edhe: Shënohen 127 raste të reja me koronavirus në vend
Po ashtu në dy spitalet, “Covid 1” dhe “Covid 2”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me koronavirus, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë për koronaviurusin 127 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Me gjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)
Testime totale 44295
Raste pozitive 6016
Raste të shëruara 3155
Raste Aktive 2673
Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1477
Durrës 344
Shkodër 232
Fier 99
Vlorë 97
Kukës 90
Lezhë 86
Korçë 85
Elbasan 53
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 32 /abcnews.al/