Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i të shëruarve, rritet i të infektuarve

schedule16:01 - 8 Tetor, 2020

schedule 16:01 - 8 Tetor, 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Shqipëri 4 qytetarë humbën jetën nga koronavirusi, po aq sa ditën e djeshme. Ndërkohë që sot janë shënuar 169 raste të reja, 7 më shumë se dje. Sa i përket të shëruarve sot janë 100 qytetarë që e fituan betejën me sëmundjen, 50 më pak se dje.

Ditën e sotme me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e humbën betejën me Covid-19,  një 62 vjeçar dhe një 66 vjeçare nga Lezha dhe një 67 vjeçare e një 80 vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë kryer 971 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. “Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19“.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         169

Të shëruar ne 24 orë                      100

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  971

Testime totale                   95811

Raste pozitive                    14899

Raste të shëruara            9215

Raste Aktive                        5273

Humbje jete                          411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2717

Durrës      570

Shkodër    398

Lezhë        264

Korçë           268

Elbasan       221

Fier                 237

Vlorë             191

Kukës        146

Berat      128

Dibër     78

Gjirokastër   55

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!