Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre humbje jete nga Covid-19, ulet numri i të infektuarve, rritet i të shëruarve

schedule16:20 - 23 Shtator, 2020

schedule 16:20 - 23 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 3 pacientë humbën jetë nga koronavirusi. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, pacientët e shtruar në dy spitalet Covid, te Infektivi dhe Sanatoriumi nuk arritën që të mposhtin koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Situata është e njëjtë me ditën e djeshme, që po ashtu u regjistruan 3 viktima. 

Ndërkohë që janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2, 10 më pak se dje.  Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.



Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit  janë  97 të shëruar, krahasuar me 47 që ishin dje. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale                   82.233
Raste pozitive                   12787
Raste të shëruara            7139
Raste Aktive                      5278

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         2616

Durrës          564

Shkodër        381

Lezhë            305

Elbasan        304

Korçë            249

Fier               244

Vlorë            193

Kukës           150

Berat             105

Dibër             86

Gjirokastër    81

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!