“E dua Foden”, Rooney: Pse vuan tek Anglia? E thjeshtë, “faji” i Guardiolës

schedule18:52 - 21 Qershor, 2021

schedule 18:52 - 21 Qershor, 2021

Phil Foden është një nga premtimet më të mëdha të futbollit anglez. Ylli i Manchester City shkëlqen tek ekipi i Pep Guardiolës, por nuk ndodh kështu në kombëtare. 21-vjeçari po “vuan” tek Anglia dhe Wayne Rooney e shpjegon për Times pse ndodh kështu.

Foden nuk është driblues, por një futbollist që bën pasime të bukura. Tek Anglia është disi i izoluar, edhe kur merr topa qarkullimi i topit bëhet pa shpejtësi. E dua Foden si futbollist, por nuk duhet harruar që ai është formuar te Manchester City, ekip që ka një tjetër stil loje.

Foden nuk ka luajtur me ekip tjetër, ai është rritur me metodën e Guardiolës. E ka të vështirë të ndryshojë stilin e futbollit që luan prej moshës 16-vjeçare, një gjë e tillë është në disavantazh të kombëtares“, deklaroi Rooney. /abcnews.al