E drejta televizive dhe Super League, klubet e Serie A mblidhen më 5 maj

schedule21:58 - 29 Prill, 2021

schedule 21:58 - 29 Prill, 2021

Asambleja e ardhshme e Lega Serie A do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 5 maj, dhe në të do të vendoset për disa çështje.

11 klube, Roma, Torino, Bolonja, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari, kanë kërkuar të diskutohet për European Super League.

Një pjesë e tyre kërkojnë që të merren masa për Juventusin, Milanin dhe Interin, që ishin mes 12 klubeve ideatore për këtë kompeticion të ri.

Veçse për Super League, në këtë asamble do të flitet edhe në lidhje me paketën 2 të se drejtës televizive, për tre ndeshje të Serie A. /abcnews.al