“Gazetarët nuk nxjerrin sekretet hetimore. Gazetarët nuk i disponojnë…”
Kryeministri Rama distancon gazetaret nga publikimi i informacioneve qe nxjerrin sekret hetimor.
Në konferencën për të drejtën e informimit kreu i qeverisë bëri përgjegjës elemente brenda institucioneve te hetimit që përdorin gazetare të caktuar për të nxjerre lajme te tilla
“Sekretet hetimore i disponojnë prokurorët kështu që kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por shkon drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare sepse që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë: “lajmësi nuk ka faj”, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij lajmin që ta çojë diku tjetër është burimi me të cilin ti duhet të merresh në rast se lajmi është një gënjeshtër apo në rast se lajmi nuk duhet të dilte etj.”
Rama paralajmëroi krijimin e një Bordi Kombëtar, për t’i dhënë fund spekulimeve dhe për të garantuar të drejtën e informimit.
“Nuk ka vetëdije për dhënien e informacionit në kohë reale dhe kjo gërryen besimin e qytetarëve. Kjo hap shtretër të tërë lumenjsh për llumin e dezinformimit. Kjo shkel një të drejtë që është e publikut dhe çdo individi. Dhënia e informacionit s’duhet të diskutohet, duhet thjesht dhe vetëm të zbatohet”, tha Rama.
Kryeministri në argumentet e tij sqaroi se shumë institucione, qoftë ato qendrore apo lokale, kanë probleme me qasjen me qasjen ndaj publikut, duke i mohuar të drejtën e informimit, edhe për informacione bazë.
/ abcnews.al