“E doni Moise Kean? Duhen 80 milion euro”, Everton i prerë me PSG

schedule15:58 - 19 Shkurt, 2021

schedule 15:58 - 19 Shkurt, 2021

PSG dhe Everton ranë dakord tetorin e kaluar për huazimin e Moise Kean për një sezon te kampionët e Francës, pa opsione blerje nga këta të fundit.

Sulmuesi italian është përshtatur për mrekulli tek ekipi i ri dhe deri tani numëron 14 gola dhe një asist në 25 takime të luajtura në të gjithë kompeticionet.

Ecuria fantastike e 20-vjeçarit të talentuar ka ndikuar në rritjen e çmimit të kartonit të tij. Everton ka fiksuar shumën që duhet paguar për blerjen e plotë të lojtarit.

Fabrizio Romano thekson se PSG duhet të shpenzojë 70 milion paund (rreth 80 milion euro) për të blerë përfundimisht kartonin e Moise Kean, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer. /abcnews.al