Kylian Mbappe do të jetë emri më i përfolur i merkatos së verës së ardhshme. Yllit të PSG i përfundon kontrata pas më pak se një viti dhe Real Madrid duket të jetë klubi më i mundshëm për ta afruar atë.
Por nuk do jetë i vetmi, që do e synojë. Mësohet se Manchester do e tentojë gjithashtu dhe do jetë mundësia tjetër e shkëlqyer për francezin për të vazhduar karrierën e tij.
Anglezët pritet të ofrojnë më shumë se Real Madrid dhe tundimi për të luajtur në Premier League, nën urdhrat e Guardiolës dhe me një skuadër pranë perfektes nuk e përjashton mundësinë që Mbappe të ndryshojë mendje. /abcnews.al