“E dija”, Meta: Protestuesit në 21 Janar i vrau Basha me Ramën

schedule22:03 - 26 Janar, 2022

schedule 22:03 - 26 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta tha sonte në emisionin “Now” se 4 protestuesit më 21 janar 2011 “i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha”.

Ilir Meta tha se është informuar paraprakisht që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.

Në mëngjes më bie zilja te shtëpia ku rrija në Bllok. Vjen lajmi nga miqtë e mi të vjetër, nga jashtë.

Më thotë vlerësoje këtë situatë se planifikohet se do të bëhen vrasje”, u shpreh Meta.

Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.