E ardhmja e Ivan Perisic, mesazhe “dashurie” nga Rummenigge

schedule13:57 - 15 Gusht, 2020

schedule 13:57 - 15 Gusht, 2020

Ivan Perisic ishte lojtari që i dha epërsinë gjermanëve të Bayern Munich, pas barazimit 1-1. Kroati bëri një ndeshje të mirë dhe bavarezët janë të kënaqur me të. Karl Heinz Rummenigge, CEO i kampionëve të Gjermanisë, ka folur për kroatin dhe të ardhmen e tij, pas ndeshjes së djeshme kundër Barcelonës.

“Perisic ka pasur një sezon të mirë dhe ka një ecuri të qëndrueshme. Nuk është spektakolar, por shënon gola dhe jep asiste. Trajneri po bazohet tek ai dhe po e aktivizon.

Kur u kualifikuam në fazën finale të Champions League pranoi të qëndrojë edhe për më pak para. E ardhmja? Nuk e di, por më pëlqen si lojtar dhe trajneri është i kënaqur me të”, tha Rummenigge për Sky Sport.

Perisic është i huazuar te Bayern Munich nga Interi dhe ka një klauzolë për transferimin në Gjermani për shumën e 20 milion eurove. Bavarezët duan të ulen të bisedojnë, pasi nuk ofrojnë më shumë se 15 milion euro për kartonin e tij. /abcnews.al