E ardhmja e Haaland, Raiola: Vetëm 10 klube mund ta arrijnë

schedule20:57 - 23 Shkurt, 2021

schedule 20:57 - 23 Shkurt, 2021

E ardhmja e sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, vazhdon të jetë një mister. Norvegjezi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas performancës së shkëlqyer në Champions kundër Sevillas si dhe falë atij goli në derbi me Schalken.

Gjithsesi, agjenti i 21-vjeçarit, Mino Raiol, nuk dëshiron të japë ndonjë informacion të detajuar se ku do ta shikojmë sezonin e ardhshëm bomberin. Në një intervistë për “BBC Sport”, si deklaron se aktualisht janë vetëm 10 klube që mund ta përballojnë transferimin e Haaland.

 

“Maksimumi vetëm 10 klube mund ta përballojnë blerjen e Haaland dhe t’i japin atë hapësirë që ai ka për momentin te Dortmund. Katër nga këto klube ndodhen në Angli”, deklaron italiani.

“Unë nuk mendoj se ka një drejtor sportiv apo trajner në botë që nuk është i interesuar për shërbimer e Erling. Është si të thuash se a ka ndonjë ekip të Formula 1 që nuk e dëshiron Lewis Hamilton në gjirin e vet”, përfundon Raiola. /abcnews.al