E ardhmja e Guardiolës, deklarata e babait lumturon popullin katalanas

schedule11:41 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 11:41 - 5 Dhjetor, 2019

Pep Guardiola u zgjodh si trajneri më i mirë për vitin 2019 nga Federata Katalanase(Catalan FA), por ai nuk ishte prezent për ta tërhequr cmimin. Ndërkohë që spanjolli po udhëhiqte Manchester Cityn në fitoren 4-1 kundër Burnleyt, ishte babai i tij që e mori cmimin për të.

Në intervistën e dhënë, pyetja e parë që iu bë babait të Pep ishte a do të ketë një rikthim të djalit të tij tek Barcelona. ‘’Mund të them se po, një ditë ai do rikthehet si trajner këtu. Që kur ai është larguar nga shtëpia, i ka marrë të gjitha vendimet vetë. Unë kurrë nuk e kam këshilluar atë’’, deklaron babai i Guardiolës për mediat katalanase.

Tekniku spanjoll e la Barçen e tij në 2012 për të bërë një periudhë pushim. Më pas erdhi kalimi tek Bayern Munchen, ku fitoi gjithçka përveç Championsit. Pas 3 vitesh në Gjermani, ai mori drejtimin e Manchester Cityt ku ende vazhdon të kërkojë triumfin në Champions. Gjatë kësaj vere Guardiola tha se shumë shpejt do të rikthehej tek Barcelona, por pa deklaruar nëse do të rikthehet si trajner apo në një rol drejtuesi në klub. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!