E ardhmja e De Jong te Barcelona? Holandezi zbulon bisedën me Xavin

schedule12:20 - 2 Maj, 2022

schedule 12:20 - 2 Maj, 2022

E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona vazhdon të mbetet pezull, pasi lojtari holandez nuk po luan rregullisht me katalanasit, pasi nuk është preferuar nga Xavi Hernandez të jetë një nga titullarët në formacionin e blaugranave.

Për ish-lojtarin e Ajax interes ka shfaqur Manchester United, skuadër e cila kërkon t’a transferojë holandezin në “Old Trafford” për sezonin e ri.

Megjithatë, De Jong zbulon se ka biseduar me trajnerin Xavi, me të cilin është sqaruar për sa i përket vendimeve të tyre.

“Biseda me Xavin ishte mjaft e mirë. Kam besim në veten dhe trajneri thotë se po ashtu ka besim në mua. Prandaj, të gjitha palët janë të kënaqura dhe të lumtura.

Presioni është gjithmonë i mirë për një lojtar që ta nxjerr më të mirën nga vetja, presioni nuk është kurrë i tepërt”, deklaroi fillimisht 24-vjeçari.

Pra, De Jong është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou” dhe t’i tregojë vlerat e tij nën drejtimin e trajnerit Xavi. /f.a/abcnews.al