Dzeko: Me Agueron perfekt, te City nuk më besuan kurrë!

schedule17:18 - 18 Nëntor, 2019

schedule 17:18 - 18 Nëntor, 2019

Sulmuesi dhe kapiteni i Romës, Edin Dzeko, ka zbuluar disa prapaskena gjatë kohës kur ishte te Manchester City. Bomberi boshnjak nuk arriti për asnjë moment të ishte titullar në “Etihad”, çka solli dhe largimin e tij. Në një intervistë për faqen zyrtare të Romës, Dzeko tregoi për aventurën e tij te “Qytetarët” e Cityt.

“Te Manchester City, gjithmonë kishte katër sulmues të shkëlqyer. Dy luanin, dy jo. Fatkeqësisht, unë nuk luaja gjatë gjithë kohës. Prandaj, nuk isha i lumtur dhe kërkoja largimin. Kur kisha mundësinë të luaja, isha partner me Sergio Agueron.

Ne kuptoheshim shumë mirë me njëri-tjetrin, por rrallëherë na jepej mundësia të luanim nga minuta e parë. Kur Roma më kërkoi, e dija se ishte lëvizja e duhur për karrierën time”, përfundoi Dzeko. Boshnjaku iu bashkua Manchester City në vitin 2011 nga skuadra e Wolfsburg. Kampionët e Anglisë paguan 27 milionë sterlina për shërbimet e tij./abcnews.al