Dzeko i thotë “po” Juventusit, zbulohen detajet e transferimit

schedule09:39 - 29 Gusht, 2020

schedule 09:39 - 29 Gusht, 2020

Juventus ka marrë një “po” nga Edin Dzeko dhe trajneri Andrea Pirlo do ta ketë sulmuesin e kërkuar në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Boshnjaku, edhe pse 34 vjeç, vazhdon të shënojë rregullisht në Serie A dhe bardhezinjtë ia kanë dalë ta bindin.

Autori i 16 golave në kampionatin e fundit kërkon ta mbyllë karrierën me trofe dhe Juventusi ia mundëson diçka të tillë. Roma nga ana tjetër ka nevojë për para, në mënyrë që të transferojë Milik nga Napoli. Bisedimet kanë nisur.

Sa i takon detajeve për kalimin e Dzeko te Juventusit, Corriere dello Sport shkruan se klubi nga Torino do të paguajë 10 milion euro për transferimin e sulmuesit. Në varësi të paraqitjeve të tij Roma mund të marrë edhe dy milion të tjera në formë bonusesh, kurse paga e Dzeko do të jetë 7.5 milion euro, aq sa ai përfiton edhe te verdhekuqtë aktualisht. /abcnews.al