Dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Vlorë, mjeti që u gjet i djegur kishte targa italiane

schedule11:16 - 18 Gusht, 2022

schedule 11:16 - 18 Gusht, 2022

Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima në Vlorë. Policia bën me dije se automjeti që u gjet i djegur në Çerven, i cili dyshohet se i përkiste autorëve, kishte targa italiane.

Lexo edhe: Atentati në Vlorë, reagon policia: U qëllua me 3 armë zjarri automatike

“Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane, ndërsa të vrarë me armë zjarri kanë mbetur 2 shtetas”, njofton policia.

Dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz” në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Autorët i kanë ndjekur viktimat derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!