Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, arrestohet zyrtari në Kosovë

schedule09:51 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 09:51 - 9 Dhjetor, 2023

Një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës dhe një tjetër janë arrestuar për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Vlera e parave që dyshohet se ka pastruar përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro. Policia njofton se rasti ka ndodhur në Mitrovicë nga viti 2019 deri në vitin 2023.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./abcnews.al