Një tjetër vatër aktive zjarri regjistruar brenda 24 orë në Vlorë. Merr flakë kodra në fshatin Dukat sa kalon hyrjen e tunelit të Llogarasë që po ndërtohet tashmë.
Flakët mendohet të jenë vendosur nga barinj në zonë teksa po favorizohen nga era duke marr përmasa të mëdha.
Po digjen shkurre dhe bimësi. Gazetari i ABC News, Elton Nika bën me dije se është vështirë ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë.r.t/abcnews.al