“Dyshja e ëndrrave” në NBA/ Lebron dhe Donçiç pritet të luajnë bashkë te Lakers

schedule12:34 - 2 Shkurt, 2025

schedule 12:34 - 2 Shkurt, 2025

Nuk ka ndërmend të heqë dorë nga misioni i tij.

Lebron Xhejms vazhdon të luajë në Arenat e basketbollit amerikan edhe tani kur ka kaluar moshën 40-vjeçare, dhe synimi nuk ishte vetëm që të luante krah për krah me të birin.

Kjo u realizua, por qëllimi kryesor është një tjetër, titulli I pestë kampion në NBA, që do ta afronte në vetëm një kurorë larg Majkëll Xhordanit, element vendimtar në misionin për t’u quajtur si lojtari më i mirë I këtij sporti për të gjitha kohët.

Bashkë me tripëll dabëllin dhe me fitoren që ai I dha Lejkërsave në fushën e Nju Jorkut, mediat amerikane I bënë jehonë një tjetër lajmi.

Tek Lejkërsat mund të krijohet ajo që do të quhet “dyshja e ëndrrave”.

Në Los Anxhelos, sipas të gjitha gjasave, vjen Luka Donçiç, ylli I madh I Denverit dhe I Sllovenisë.

Në shkëmbim, tek Maveriksat do të shkojë lojtari qendër I Liqenasve, Entoni Dejvis, një humbje kjo, por gjithsesi mediat amerikane e cilësojnë biznes të madh.

Donçiç është padyshim një nga basketbollistët më të mirë dhe më të talentuar në botë, një kampion I veçantë në NBA, dhe në krah të Lebronit mund ta realizonte ëndrrën e tij, fitoren e titullit.
Duke u kthyer tek Xhejmsi, ai pati një tjetër paraqitje të madhe në Arenën e tij të preferuar, “Medison Skuer Garden”.

“Mbreti I koshit” pati tripëll dabëll me 33 pikë, 11 topa në tabela e 12 asistë, dhe ky ishte tripëll dabëlli I 10-të I sezonit.

Po ashtu, Lebron u ngjit në vendin e 7-të në renditjen e shënuesve të ri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!