Dyshimet e elitës në Kremlin për luftën e Putin në Ukrainë

schedule16:20 - 21 Prill, 2022

schedule 16:20 - 21 Prill, 2022

Në një kohë që elita e Kremlinit pranon se ka dështuar të bindë Putin që të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, presidenti rus përgatit paradën e 9 majit në shenjë të fitoreve ruse.

Gërma «Z» do të jetë simboli zyrtar i Rusisë së re në 9 maj, kur 8 avionë lufte Mig-29 do të fluturojnë në qiejt e Moskës duke formuar pikërisht këtë gërmë. Nuk flitet për paqe, nuk flitet për të vrarë, dhe as për ekonominë reale në mediat zyrtare ruse. Argumenti më i rëndësishëm për momentin në Rusi është parada e madhe për Festën e Fitores, më e rëndësishmja nga të gjitha, edhe më shumë në 20 vitet e fundit, sepse Vladimir Putin ka dashur ta transformojë atë ditë në një festë të madhe patriotike si ide themeluese e vendit.

Parada e madhe do të jetë në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera ruse, pas dy vitesh mungesë për shkak të COVID, do të parakalojë Regjimenti i Pavdekshëm një iniciativë e të mbijetuarve të luftës dhe ushtarëve të tërhequr. Familjarët e ushtarëve kundër nazi-fashizmit, atij të vërteti, do të dalin në rrugët e qyteteve kryesore dhe do ta bëjnë dhe në Mariupol. Sipas zv/kryebashkiakes së qytetit të emëruar nga rusët, populli i Mariupol pret me padurim festën.

Kjo do të ishte prova e domosdoshmërinë së Kremlinit për të promovuar të paktën një fitore të pjesshme gjatë ditës në të cilën festohen të gjitha fitoret e historisë ruse

Nga një hetim të Blumberg, u konfirmua ajo që dihej prej javësh. Në Kremlin, disa zyrtarë të kartë të rrethit të ngushtë presidencial, të bindur se pushtimi i Ukrainës ishte një gabim katastrofik, u përpoqën të bindnin Putin që të gjente një rrugëdalje. Ata theksuan se vendi mund të bëjë shumë hapa prapa për sa i përket ekonomisë, dhe se lufta do të ketë një kosto shumë të madhe. Por nuk morën asnjë reagim.

Putin u shpreh se qëllimi i vetëm i operacionit special ushtarak në Ukrainë është ndihma e njerëzve që jetojnë në Donbas dhe normalizimi i jetës në këtë rajon. Por këtë herë pjesa më e rëndësishme e fjalës së tij kishte të bënte me recetën ekonomike. Më saktë me kërkesën për ndihmë në këtë fushë, nga Kina.

Ai uroi që boshllëku i krijuar pas largimit të firmave të huaja të zëvendësohet nga rusët. E njëjta gjë vlen për sektorë të ndryshëm përfshi dhe atë të ushqimit. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme sipas tij duhet të realizojnë projekte të përbashkëta ruso–kineze; sepse Pekini është partneri më i madh tregtar me një ndërshkëmbim prej më shumë se 100 miliard dollarë.

/abcnews.al