Dy vatra zjarri në Gjirokastër, në një transformator dhe kabinë elektrike/ Forcat zjarrfikëse lokalizuan flakët

schedule19:45 - 5 Korrik, 2025

schedule 19:45 - 5 Korrik, 2025

Shpërthen zjarri tek transformatori elektrik në fshatin Kakoz Bashkia Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe rastësisht rrugës, konstatuan një tjetër vatër zjarri në fshatin Valarë, në vendin e quajtur “Stallat”, ku përreth një kabine elektrike ishte përfshirë nga flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, të dy zjarret u lokalizuan në kohë pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!