Dy të vdekur dhe të paktën 30 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

schedule20:11 - 30 Nëntor, 2022

schedule 20:11 - 30 Nëntor, 2022

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëshqitjeve të dheut në Brazilin jugor. Ekipet e shpëtimit vlerësojnë se të paktën 30 persona janë zhdukur pasi shiu i dendur shkaktoi një lumë balte. Rreth 20 makina dhe kamionë u përpinë nga balta në  një rrugë në shtetin Parana.

Balta mori gjithçka përpara, duke mbuluar rrugën për dhjetëra metra. Automjetet e shkatërruara mund të shihen në sfond.

Gjashtë persona u shpëtuan. Për shkak të motit të keq, kërkimet u vonuan. Aktualisht është shumë e vështirë të përcaktohet numri i personave të zhdukur.

“Ne nuk mund ta dimë numrin e saktë sepse çdo automjet mund të transportojë nga një deri në pesë persona. Supozojmë se janë 30-50 të zhdukur ”, shpjegoi kreu i zjarrfikësve, Manuel Vasco, në një konferencë për shtyp që dha.

Kryetari i bashkisë së Guaratumba, qyteti më i afërt, është një nga të mbijetuarit.

“Ishte e tmerrshme, mali ra mbi ne dhe fshiu të gjitha makinat. Ne jetojmë falë Zotit ”, tha Roberto Justus, i cili ishte në makinën e tij me një koleg në momentin e fatkeqësisë.

Zjarrfikësit po përdorin avionë pa pilot dhe të telekomanduar të pajisur me kamera termike me shpresën për të gjetur të mbijetuarit.

Verën e kaluar në Brazil dhjetëra njerëz u vranë nga rrëshqitjet e dheut, si në Petropolis, një resort turistik pranë Rios, ku vdiqën më shumë se 200 njerëz./Abcnews.al/