Dy raste të reja me Covid-19 në Elbasan, një prej tyre niset me urgjencë drejt Tiranës

schedule21:37 - 10 Korrik, 2020

schedule 21:37 - 10 Korrik, 2020

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Gazetari i Abc News, Aldo Kozarja raporton se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.

Kozarja raporton se dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive më skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.

Lexo edhe: Rëndohet gjendja e të sëmurit me Covid-19 në Memaliaj, niset me urgjencë drejt Tiranës

Gazetari raporton po ashtu, se si pasojë e gjendjes së rënduar të frymëmarrjes, dy prej të infektuarve në qytet po dërgohen me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës. /abcnews.al/