Dy persona plagosin me armë të riun në Orikum

schedule18:33 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 18:33 - 12 Dhjetor, 2017

Një 23 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Orikumit. Sipas njoftimit tëpolicisë, dy persona i janë afruar 23 vjeçarit pranë një pike karburanti dhe kanë qëlluar ndaj Denis Brahimit. Më pas autorët të cilat janë identifikuar nga policia u larguan nga vendngjarja. 23 vjeçari Brahimi ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e motivit të plagosjes./abcnews.al