Dy mësuese në shkollën Lef Sallata kanë rezultuar pozitive me Covid-19 katër ditë më parë.
Gazetari Elton Nikaj raporton se ato nuk janë paraqitur në shkollë ditën e sotme, pasi janë izoluar në banesë.
Nxënësit janë në pritje në mësueses zëvendësuese. Dita e parë e shkollës në këtë godinë ka nisur pa probleme dhe pa dyndje të mëdha./m.v. abcnews.al



