Është mbyllur pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, që po luhet në Vlorë. 45 minuta e para të kësaj sfide janë mbyllur me rezultatin e barabartë, 1-1. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, ndërsa kuqezinjtë e Flamurtarit barazuan shumë shpejt.
Gligorov shkëputet mirë në krahun e djathtë dhe i shpëton markimit të mbrojtjes së Flamurtarit. Numri 22 i Vllaznisë është i pa shqetësuar dhe ka kohë të shikojë në qendër, aty ku gjen totalisht të lirë Arsid Krujën. Ky i fundit nuk e ka aspak të vështirë të shënojë me portën e boshatisur, duke kaluar shkodranët në avantazh.
Vetëm tre minuta më vonë, Flamurtari arrin të barazojë. Një krosim nga krahu i majtë gjen kokën e Hoxhajt, i cili gjuan. Topi mbetet në zonë pas pritjes së portierit Sherri dhe Sukaj e ka të lehtë të shënojë me portën e boshatisur./abcneës.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9
E mërkurë, më 23 tetor 2019, 16:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Flamurtari – Vllaznia 1-1
Sukaj 34′ / Kruja 31′
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka, Hoxhaj, Rrapaj, K. Nebihu, Muçollari, Ribaj, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Gurishta, Malota, Ëalusimbi, Krymi, Ramadani, Kruja, Shtubina, Lika, Zogaj. Trajner: Mirsad Jonuz
GJYQTARË: Ardian Beqiri, Ermal Barushi, Redvan Shaba, Roxhers Muska
Kartonë të verdhë: Deliaj 35′ 44′
Kartonë të kuq: Deliaj 44′