Dy firma të rëndësishme rinovimi, klubi i Juventusit i zyrtarizon!

schedule16:56 - 29 Qershor, 2020

schedule 16:56 - 29 Qershor, 2020

Janë zyrtarizuar dy firmat e rinovimit të Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellinit. Dy futbollistët veteranë, ikona të klubit bardhezi, kanë hedhur të zezën mbi të bardhë, duke rinovuar dhe për një tjetër sezon.

Buffon ka luajtur 18 vite për “Zonjën e Vjetër”, duke u aktivizuar në 669 sfida. Gjithashtu, gardiani italian ka fituar edhe 19 trofe me fanellën bardhei.

Ndërsa Chiellini, mbron ngjyrat e Juventusit prej 15 vitesh, duke luajtur 509 ndeshje dhe duke fituar 17 trofe. Dy legjenda të klubit, që do të mbajnë fanellën bardhezi veshur dhe për 12 muaj të tjerë./abcnews.al