Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Dy elektricistë ranë nga shtylla e tensionit, jepet vendimi për drejtuesin e OSHEE në Gjirokastër

schedule12:13 - 3 Qershor, 2021

schedule 12:13 - 3 Qershor, 2021

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg drejtuesin e punimeve pranë OSHEE në këtë qytet pas aksidentimit të dy punonjësve  tre ditë më parë ku një prej tyre humbi jetën.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vendimi arrest me burg u dha pas aksidentit të elektricistëve ku humbi jetën  një prej tyre Gezim Çabej.

LEXO EDHE: Ra nga shtylla e tensionit, ndërron jetë elektriçisti në Gjirokastër



Ngjarja ka ndodhur të hënën ku dy punonjësit e OSHEE kanë rënë nga shtylla pas rënies në kontakt me rrymën elektrike.

Ndërkohë gjatë 4 muajve të fundit në vendin tonë, ky është punonjësi i katërt i OSHEE që humb jetën në krye të detyrës në Gjirokastër. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!