Dy ditë para vizitës së Papës: Terror në Irak, 10 raketa godasin bazën e trupave amerikane

schedule16:24 - 3 Mars, 2021

schedule 16:24 - 3 Mars, 2021

Dy ditë para vizitës historike të Papa Françeskut në Irak ndodhi një incident që e përkeqësoi situatën. Të paktën dhjetë raketa goditën një bazë që strehonte trupat amerikane në perëndim të vendit këtë mëngjes, duke vrarë një civil. Ky sulm i radhës, që është paraprirë nga të tjerë gjatë dy javëve të fundit.

“Do të shkoj në Irak për një pelegrinazh,” tha Papa Françesku sot, duke theksuar se ai dëshironte të takonte “popullin që ka vuajtur aq shumë, për të takuar këtë Kishë martire”.

Përveç kufizimeve shëndetësore të marra në përpjekje për të përmbajtur një valë të dytë shqetësuese të koronavirusit në vend, tensionet midis dy fuqive që veprojnë në Irak, Irani dhe Shtetet e Bashkuara janë një pengesë shtesë për një vizitë të duhur papale.

Nga dhjetë raketa të gjuajtura në bazën ajrore irakiane të Ain al-Assad, disa ranë brenda pjesës ku janë vendosur trupat amerikane dhe dronët amerikanë të Koalicionit Ndërkombëtar kundër Xhihadistëve, sipas raportimeve.

Kontraktori i vdekur, kombësia e të cilit nuk dihet ende, pësoi atak në zemër pas sulmit.

“Forcat e sigurimit Irakian po kryejnë një hetim,” shtoi koloneli Wayne Marotto, zëdhënësi amerikan i koalicionit në Twitter, ndërsa Uashingtoni ka fajësuar rregullisht milicitë pro-iraniane për sulmet, të cilat janë shtuar në javët e fundit.

Mediat raportojnë se raketat u qëlluan nga një fshat afër Ain al-Assad, një zonë e shkretë që krijon kushte të favorshme për të lëshuar raketa. sb/abcnews.al/