Dy anët e platformës, Rama: Qytetarët marrin zgjidhje, zyrtarët ndëshkohen

schedule13:19 - 27 Mars, 2019

schedule 13:19 - 27 Mars, 2019

90 përqind e ankesave të qyetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes kanë marrë përgjigje, ndërkohë që mbi 600 zyrtarë të administratës janë ndëshkuar sepse nuk kanë bërë detyrën. Këto të dhëna i bëri publike kryeministri Edi Rama në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Iu drejtua platformës Shqiperiaqeduam.al për një hall e përfundoi duke zgjidhur tre. Eksperiencën qytetari e dha këtë të mërkurë, në ditën që Kryeministria ia ka dedikuar bashkëqeverisjes. Kërkesën e fundit që kishte ia tha drejtpërdrejtë Kryeministrit.

Çështje të pazgjidhura nga administrata e shtetit, shqiptarët kanë parë shumë, ka ardhur koha që të mësojnë se shifrat e trajtuara nga platforma e bashkëqeverisjes nuk kanë të krahasuar me të gjitha qeveritë e marra së bashku u tha kryeministri.

Numri total i ankesave në drejtim të qeverisë nga njerëz të zakonshëm që nga dita e hapjes së platformës është: 32 396 ankesa, nga te cilat, 30 962 ankesa kanë marrë përgjigje, të tjerat janë në proçes.

E duke mbetur tek shifrat, kryeministri informon se janë 685 punonjës të administratës që janë ndëshkuar se nuk kanë dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve e 62 raste janë në proces hetimi. Duke i kujtuar se janë në prag zgjedhjesh shefi i qeverisë kërkon që t’i kenë në vëmendje të gjitha këto të dhëna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!