Temperaturat e larta dhe koha me diell ka bërë që qytetarët durrsakë të thyejnë urdhrin dhe të dalin nga vetë karantinimi. Siç duket edhe nga pamjet dhe rrugët e qyteteve ka lëvizje të qytetarëve që duket se nuk po e përballojnë më izolimin.
Qyteratët durrsakë vijojnë të sfidojnë karantinën. Edhe pse në këtë qytetet është shënuar viktima e parë me COVID-19, ky fakt nuk i ka frikësuar aspak.
Qytetarë të shumtë kanë dalë në qytet, duke shijuar rrezet e diellit, e duke thyer kështu rregullat e shtetit, për të qëndruar në shtëpi. Ata e justifikojnë daljen nga shtëpia, me nevoja imediate.
“Dola për të parë nënën se e kisha sëmurë. Situata më duket e vështirë. Vendosim dorashka, maska dhe më shumë qëndrojmë mbyllur”, shprehet një qytetare.
Ka edhe nga ata qytetarë që ende nuk janë te informuar se sportelet për pagesat janë mbyllur.
“Dola për të paguar dritat, por ishte mbyllur”, thotë një tjetër qytetar.
Ndërsa makinat private kanë lëvizur në qytet deri në orën 8:00 të mëngjesit, më pas lëvizja është bllokuar sërish./abcnews.al