Dy të moshuar dhe një punonjës i repartit të zjarrfikësve kanë mbetur të lënduar, teksa flakët kanë përfshirë një apartament.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17, tek pallatet sociale ne Durrës.
Mësohet se në apartament ndodheshin dy të moshuarit, Gëzim dhe Mynyre Tafruci.
Zjarri është pikasur nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikësve.
Gjate nderhyrjes ka mbetur i lënduar edhe një punonjes i tyre.
Policia dyshon se shkak i zjarrit ka qenë një cigare e lënë ndezur nga i moshuari. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al